Gjermania dhe Franca në bisedime për armët bërthamore evropiane

Gjermania dhe Franca në bisedime për armët bërthamore evropiane

Detyra kryesore e Evropës dhe e Gjermanisë është të pranojnë realitetin e ri me të cilin përballen, tha Friedrich Merz gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Kancelari gjerman shtoi se aleanca ka kuptuar se liria e saj është e kërcënuar dhe duhet të jetë e gatshme për ndryshim dhe sakrifica. “Evropa do të forcojë shërbimet e inteligjencës”, tha ai, “por gjithashtu duhet të ketë një strategji të vetën sigurie”. Lideri gjerman gjithashtu njoftoi se ka nisur bisedime konfidenciale me presidentin francez, Emmanuel Macron, mbi krijimin e një mbajtjeje bërthamore evropiane. Sipas Merz, Gjermania po e shqyrton këtë në përputhje me angazhimet e saj ligjore bërthamore si pjesë e NATO-s. Ndryshe, Konferenca e Sigurisë së Munichut do të zgjasë deri ditën e diele gjersa Kosovën po...