Gjermania dhe aleatët kërkojnë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
FOTO ILUSTRUESE GJERMANI- Gjermania dhe më shumë se 20 aleatë të saj kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për t'u angazhuar në "përpjekje të përshtatshme” për të ndihmuar për sigurimin e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Britania e Madhe,Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Australia i dënuan gjithashtu sulmet e Iranit ndaj anijeve tregtare, si dhe ndaj impianteve të naftës dhe gazit në rajon. "Pasojat e veprimeve të Iranit do të ndihen nga njerëzit në të gjitha pjesët e botës, veçanërisht nga më të dobtit,” thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre vendeve. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje vendeve partnere që të ndihmojnë për rihapjen e kësaj rruge detare dhe i ka kritikuar vendet që nuk kanë vepruar në...
Burimi:
zeri.ai