Gjermani/ Makina futet në turmë, disa të plagosur në qendër të qytetit

Gjermani/ Makina futet në turmë, disa të plagosur në qendër të qytetit

Disa persona kanë mbetur të plagosur në qytetin lindor gjerman të Leipzigut, pasi një automjet ka hyrë në një turmë njerëzish në qendrën e qytetit. Në vendngjarje janë parë forca të shumta emergjente, përfshirë ambulanca, makina policie, zjarrfikëse dhe një helikopter shpëtimi, të cilat janë angazhuar menjëherë për ndihmë. Policia ka konfirmuar për median gjermane Bild se disa persona janë plagosur, pa dhënë ende një numër të saktë të tyre. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Grimmaische, një zonë tregtare e frekuentuar që lidh disa pika të rëndësishme të qytetit me sheshin kryesor të Leipzigut. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme, duke theksuar se situata në vendngjarje mbetet ende “dinamike” dhe nën hetim.