Gjermani, ashpërsohen rregullat për skuterët elektrikë pas rritjes së aksidenteve
Parlamenti gjerman (Bundestagu) ka miratuar një ligj të ri që forcon përgjegjësinë ligjore të kompanive që japin me qira skuterë elektrikë, me synimin që viktimat e aksidenteve të kenë më të lehtë të marrin dëmshpërblim. Ministrja gjermane e Drejtësisë, Stefanie Hubig, deklaroi se kompanitë që përfitojnë nga dhënia me qira e skuterëve elektrikë duhet të mbajnë përgjegjësi edhe për dëmet që shkaktojnë mjetet e tyre. Sipas ligjit të ri, kompania që ka në pronësi “flotën” e skuterëve do të mbulojë kostot e aksidentit në rastet kur personi përgjegjës nuk mund të identifikohet ose nuk mund të mbahet ligjërisht përgjegjës. Ndryshimet prekin edhe rastet kur aksidentet shkaktohen nga skuterët e parkuar. Viktimat nuk do të jenë më të detyruara të provojnë se një përdorues e ka...
Burimi:
opinion.al