Gjenden eksplozivë në bordin e dronit detar ukrainas, dyshohet se do të godiste anijen ruse/ Krizë diplomatike mes Greqisë dhe Ukrainës

Gjenden eksplozivë në bordin e dronit detar ukrainas, dyshohet se do të godiste anijen ruse/ Krizë diplomatike mes Greqisë dhe Ukrainës

Me shqetësim të madh po e ndjek qeveria dhe opinioni grek ngjarjen e një dite më parë në ishullin Lefkada në Detin Jon, ku një dron detar ukrainas u gjet në një shpellë të brigjeve të ishullit. Sipas informacioneve të fundit të Top Channel, në brendësi të mjetit lundrues u gjet një sasi 30-60 kg dinamit TNT, i cili ishte gati për t’u shpërthyer, me gjasa në një anije të flotës sekrete ruse që lundronte në zonë dhe po transportonte naftë me drejtim një port italian. Ende nuk bëhet publike se për kë anije bëhet fjalë, por dyshimet janë se anija në fjalë ndodhej në zonë një ditë më parë. Ekspertët me të cilët Top Channel komunikoi thanë se droni ka teknologji të inteligjencës artificiale...