Gjashtë ushtarë izraelitë plagosen në Liban gjatë luftimeve me Hezbollahun, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se gjashtë ushtarë izraelitë u plagosën në incidente të ndara në Liban, pas një serie sulmesh të realizuara nga Hezbollah dhe aksidenteve operativë. Dy ushtarë izraelitë u plagosën rëndë pas një rakete antitank që u qëllua drejt tyre në jug të Libanit dje pasdite. Sipas njoftimit të ushtrisë izraelite, tre ushtarë të tjerë u plagosën, njëri prej tyre rëndë, kur një dron ra pranë tyre. Po ashtu, një ushtar tjetër u plagos pas një “aksidenti operativ”. Të gjithë ushtarët janë dërguar për trajtim në spital. Luftimet e fundit filluan pasi Hezbollah, i mbështetur nga Irani, ka qëlluar me raketa në veri të Izraelit, si hakmarrje për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit dhe sulmet ndaj grupit Hezbollah. Pasi ndodhi...
Burimi:
top-channel.tv