Gjashtë ditë në det dhe pa ushqim, ndërrojnë jetë 22 emigrantë nga Bangladeshi pranë brigjeve të Greqisë!

Gjashtë ditë në det dhe pa ushqim, ndërrojnë jetë 22 emigrantë nga Bangladeshi pranë brigjeve të Greqisë!

Të paktën 22 emigrantë kanë humbur jetën pranë brigjeve të Greqisë, pasi kishin mbetur për gjashtë ditë në det në një gomone që synonte si destinacon të radhës Evropën. Roja bregdetare greke ka bërë të ditur po ashtu se 26 persona të tjerë janë shpëtuar të premten nga një anije e agjencisë evropiane kufitare. Dy prej të mbijetuarve janë dërguar për trajtim në Kretë. Sipas autoriteteve, varka ishte nisur më 21 mars nga porti i Tobrukut në Libinë lindore, ndërsa kushtet e këqija të motit, mungesa e ushqimit dhe ujit kanë ndikuar në vdekjen e emigrantëve. Roja bregdetare bëri të ditur se gjatë udhëtimit emigrantët humbën orientimin në det. Shumica e të mbijetuarve janë shtetas nga Bangladeshi, ndërsa të tjerë nga Sudani i Jugut dhe...