Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Gazetari i luftës dhe fitues i çmimit Pulitzer, vdes në moshën 91-vjeçare Peter Arnett
Peter Arnett, gazetari i njohur i luftës dhe fitues i Çmimit Pulitzer, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeç. Arnett, i cili ka raportuar për disa nga konfliktet më të mëdha të shekullit të 20-të dhe 21-të, përfshirë Luftën e Vietnamit dhe Luftën e Parë të Gjirit, vdiq i rrethuar nga familja dhe miqtë në Kaliforni, pasi kishte qenë duke u trajtuar për kancerin e prostatës. Peter Arnett ishte një figurë e shquar në gazetari dhe një prej korrespondentëve më të njohur të luftës. Ai fitoi Çmimin Pulitzer për mbulimin e Luftës së Vietnamit në vitin 1996, për punën e tij si reporter i Associated Press (AP). Ai ishte një nga gazetarët që shoqëronte trupat amerikane në misione gjatë Luftës së Vietnamit dhe gjithashtu i...