Gaza e vitit 2026, sërish mes armëpushimit të brishtë dhe krizës humanitare rraskapitëse

Gaza e vitit 2026, sërish mes armëpushimit të brishtë dhe krizës humanitare rraskapitëse

Më shumë se 70 mijë palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e fushatës ushtarake izraelite në Gaza dhe viti 2025 është regjistruar si një nga më të errëtit për Rripin e Gazës. 2025-a e ka kthyer konfliktin izraelito-palestinez jo vetëm si një luftë të vazhdueshme ushtarake, por si një krizë të thellë humanitare, politike dhe morale. Një konflikt ky, me pasoja afatgjata për gjithë rajonin e Lindjes së Mesme. Pas më shumë se një viti e gjysmë luftimesh që nisën në tetor 2023, Gaza hyri në vitin 2025 e rraskapitur: me infrastrukturë të shkatërruar, shërbime bazë pothuajse inekzistente dhe një popullsi civile që mbijetonte në kushte ekstreme. Shpresat për de-eskalim u ringjallën përkohësisht në fillim të vitit, por u shuan shpejt, duke i lënë vendin...