“Gati për të fituar”, Trump: SHBA ka armë për një luftë të përhershme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të disponojnë rezerva të mjaftueshme armësh për të zhvilluar luftëra “përgjithmonë”, duke theksuar se pritet vetëm fitore. Në një postim në platformën Truth Social, Trump u shpreh se Amerika ka furnizime “praktikisht të pakufizuara” me municione të klasës së mesme dhe të lartë. “Ne kemi një furnizim praktikisht të pakufizuar të këtyre armëve. Shtetet e Bashkuara janë të pajisura me stoqe dhe janë gati për të fituar”, shkroi ai pak para mesnatës në Uashington DC. Në reagimin e tij, Trump akuzoi paraardhësin, Joe Biden, se i ka dhënë Ukrainës “shumë armë amerikane të nivelit super të lartë”, duke nënkuptuar se kjo ka ndikuar në rezervat strategjike të SHBA-së. Në fund të mandatit të tij katërvjeçar,...
Burimi:
top-channel.tv