Garda Revolucionare Islamike reagon pas ofensivës izraelite: Ka filluar vala e parë e sulmit ndaj armikut
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit njoftoi se po nis një kundërsulm, sipas një deklarate të postuar nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim në Telegram. “Në përgjigje të sulmit armiqësor dhe kriminal të armikut ndaj Republikës Islamike të Iranit, ka filluar vala e parë e gjerë e sulmeve me raketa dhe dronë të Republikës Islamike të Iranit drejt tokës së pushtuar”, thuhet në deklaratë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv