Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Teherani mbetet ende pa një udhëheqës të Lartë pas vdekjes së Ali Khamenei-t. Emri i pasuesit po shtyhet, ndërsa burime pranë mediave iraniane opozitare paralajmërojnë se vendimi mund të shpallet në orët e ardhshme. 4 ditë më parë, nga Asambleja e Ekspertëve, godina e së cilës u dëmtua nga sulmet, u përmend si kandidati kryesor Mojtaba Khamenei. 56 vjeçari ishte djali i preferuar i liderit të ndjerë. Të enjten, 88 klerikët u mblodhën në një video-konferencë për të shmangur rreziqet dhe për të ratifikuar formalish vendimin, por rezultati mbeti i paqartë. Sipas Iran International, të paktën tetë anëtarë të Asamblesë bojkotuan seancën e emergjencës, duke denoncuar presionin e fortë të Gardës Revolucionare për të imponuar Mojtaba-n. Thuhet se deri pak minuta para votimit, Gardistët telefononin vazhdimisht...