G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të kthehen në veprime

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të kthehen në veprime

Samiti i G7, i cili u mbyll sot, 17 qershor, u dominua nga diskutimet për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në zhvillimet globale. Në përfundim të takimeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dha një mesazh të qartë për aleatët perëndimorë: Është thelbësore që gjithçka për të cilën u diskutua të vihet në praktikë. Presidenti amerikan Donald Trump ishte në qendër të vëmendjes gjatë samitit, ndërsa liderët evropianë u përpoqën të ruanin një klimë bashkëpunimi me Uashingtonin, pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëparshme. Në këtë atmosferë, Trump deklaroi se pas përfundimit të konfliktit me Iranin, vëmendja ndërkombëtare duhet të përqendrohet te lufta në Ukrainë. Ndërkohë, vendet evropiane po përgatiten për një rol më aktiv në Lindjen e Mesme. Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia...