Fundosja e anijes iraniane nga nëndetëset amerikane afër Sri Lankës, shkon në 87 numri i viktimave, 61 persona ende të zhdukur

Fundosja e anijes iraniane nga nëndetëset amerikane afër Sri Lankës, shkon në 87 numri i viktimave, 61 persona ende të zhdukur

Fundosja e fregatës iraniane Iris Dena në Oqeanin Indian, ka shkaktuar 87 të vdekur dhe 61 të zhdukur. Sulmi, i cili ndodhi në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Sri Lankës, e lë Iranin përballë humbjes së një anijeje të madhe detare. Sekretari i Luftës së SHBA-së, Pete Hegseth, tha në një konferencë për shtyp se sulmi ndaj Iris Dena u krye nga një nëndetëse amerikane, e cila përdori një torpedo për të fundosur anijen iraniane. Hegseth theksoi se Irani “mendonte se ishte në ujëra të sigurta”, por nëndetësja amerikane kreu misionin e saj dhe anija u fundos. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Irani “nuk mund të përballet me SHBA-në ballë për ballë”, duke theksuar se strategjia e SHBA-së është të “kontrollojë fatin e...