Front i bashkuar kundër SHBA, Putin dhe Jinping kritikojnë Trump: Po kthehemi në ligjin e xhunglës

Front i bashkuar kundër SHBA, Putin dhe Jinping kritikojnë Trump: Po kthehemi në ligjin e xhunglës

Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin sinjalizuan një front të bashkuar kundër Uashingtonit, gjatë takimit në Pekin, duke paralajmëruar kundër rikthimit të ligjit të xhunglës. Në një deklaratë të përbashkët, Kina dhe Rusia kritikuan planet e presidentit amerikan Donald Trump për ndërtimin e sistemit mbrojtës, Kupola e Artë me vlerë 175 miliardë dollarë, i cili parashikon krijimin e një fushe të re raketash në rajonin e Midwest të SHBA-së. Dy vendet kritikuan gjithashtu skadimin e traktatit të fundit për kontrollin e armëve mes SHBA-së dhe Rusisë në muajin shkurt, pasi Trump refuzoi propozimin e Moskës për ta zgjatur atë edhe me një vit. Takimi i së mërkurës, i cili erdhi vetëm një javë pasi Jinping priti në Pekin presidentin amerikan, nisi me...