Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

Kremlini ka rritur ndjeshëm sigurinë personale rreth presidentit Vladimir Putin, duke instaluar sisteme mbikëqyrjeje në shtëpitë e stafit të ngushtë, si pjesë e masave të reja të nxitura nga një valë vrasjesh të figurave të larta ushtarake ruse dhe frika e një grushti shteti. Kjo është bërë e ditur nga një raport i një agjencie evropiane të inteligjencës të siguruar nga CNN. Kuzhinierët, truprojat dhe fotografët që punojnë me presidentin gjithashtu ndalohen të udhëtojnë me transport publik, thuhet në dosje, përcjell A2 CNN. Vizitorët e shefit të Kremlinit duhet të kontrollohen dy herë, dhe ata që punojnë pranë tij mund të përdorin vetëm telefona pa qasje në internet, thuhet më tej në dosje. Disa nga masat u vunë në muajt e fundit pas vrasjes së...