Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

Frikë dhe pasiguri në jug të Libanit, banorët: Izraeli po vazhdon operacionet

Edhe pse armëpushimi në Liban ka hyrë në fuqi prej vetëm pak ditësh, banorët e qytetit të Nabatieh thonë se situata në terren mbetet e tensionuar dhe larg normalitetit. Sipas burimeve të sigurisë të cituara nga Al Jazeera, ushtria izraelite po përpiqet të zgjerojë kontrollin e saj në zona të tjera të jugut të Libanit, ndërsa dronët izraelitë vazhdojnë të fluturojnë mbi rajon. Banorët që janë rikthyer në zonë për të verifikuar dëmet në shtëpitë dhe pronat e tyre shprehen skeptikë se armëpushimi do të sjellë siguri afatgjatë. “Ky është një konflikt që zgjat prej dekadash. Izraelit nuk mund t’i besohet dhe ne nuk mund të ndihemi kurrë të sigurt”, tha një prej banorëve, Mohammed Nasser. Gjatë ofensivës së nisur më 2 mars, ushtria izraelite...