Frika e një ‘tronditje’ të re nga Kina teksa rritet varësia e industrisë europiane nga importet
Europa po përballet me një “tronditje kineze” (China shock) të re që rrezikon të gërryejë fabrikat vendase, duke sjellë humbje vendesh pune dhe një lloj kolonizimi faktik të industrisë nga Pekini, sipas analistëve dhe përfaqësuesve të tregtisë. Ata druhen se rënia e kursit të këmbimit dhe mbështetja për kompanitë kineze “zombie” kujtojnë krizën në SHBA para 25 vitesh, kur u krijua termi “China shock”. Ai përshkruante ndikimin e hyrjes së fuqishme të Kinës në tregtinë globale pas anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë, ku importet në rritje zëvendësuan industrinë vendase dhe çuan në humbjen e deri në 2.5 milionë vendeve të punës. Jens Eskelund, president i Dhomës Europiane të Tregtisë në Pekin dhe njohës i vjetër i Kinës, tha: “Kur njerëzit mendojnë për importet kineze,...
Burimi:
javanews.al