Frika e një atentati ose grushti shteti, Vladimir Putin izolohet në bunker

Frika e një atentati ose grushti shteti, Vladimir Putin izolohet në bunker

Kremlini ka rritur ndjeshëm sigurinë personale rreth Presidentit Vladimir Putin , duke instaluar sisteme mbikëqyrjeje në shtëpitë e stafit të ngushtë, si pjesë e masave të reja të nxitura nga një valë vrasjesh të figurave të larta ushtarake ruse dhe frika e një grushti shteti, sipas një raporti nga një agjenci evropiane e inteligjencës. Putin është fshehur në bunkerë për javë të tëra nga frika se do të rrëzohet, ndërsa Ukraina goditi një apartament në Moskë disa ditë para një parade të madhe ushtarake, shkruan The Sun. Të hënën, një dron ukrainas goditi një apartament luksoz shumëkatësh në Moskë, një goditje e rrallë ndaj kryeqytetit të mbrojtur mirë të diktatorit të Kremlinit. Imazhet treguan një vrimë të madhe të shpuar në anën e ndërtesës pas shpërthimit, e cila nuk shkaktoi...