Foto/ Të ndaluara në Turqi prej tre vitesh, arrestohen 17 modele të OnlyFans për sjellje të pahijshme dhe pastrim parash

Foto/ Të ndaluara në Turqi prej tre vitesh, arrestohen 17 modele të OnlyFans për sjellje të pahijshme dhe pastrim parash

Disa modele të OnlyFans janë përballur me akuza për “sjellje të pahijshme” dhe mund të përballen me dënime të mundshme me burg në Turqi, pasi akuzohen për postimin e përmbajtjes seksuale dhe kërkimin e pagesave për të parë ato. Autoritetet turke kanë arrestuar të paktën 17 modele në një aksion të gjerë që ka përfshirë Stambollin dhe shtatë qytete të tjera turke. Hetuesit njoftuan se kishin urdhra ndalimi për katër influencuese të njohur turke – Merve Taskın, Gizem Bagdacicek, Burcin Erol dhe Serpil Cansiz, por ato nuk u arrestuan pasi ndodhen aktualisht jashtë vendit. Një hetim për pastrim parash dhe sjellje të pahijshme u nis pasi autoritetet zbuluan se OnlyFans, i cili është i ndaluar në Turqi që nga qershori 2023, po aksesohej ende nga...