Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se tronditjet gjeopolitike duhet të shihen si një mundësi për Evropën dhe jo thjesht si sfida. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ajo e përshkroi ndryshimin që po ndodh në botë si një “ndryshim sizmik” dhe një rast për të ndërtuar një “formë të re të pavarësisë evropiane”. “Ky nuk është një reagim ndaj ngjarjeve të fundit, por një imperativ strukturor që ka ekzistuar për shumë kohë. Nëse ky ndryshim është i përhershëm, edhe Evropa duhet të ndryshojë përgjithmonë. Është koha për të shfrytëzuar këtë mundësi dhe për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur”, tha Von der Leyen. Presidentja e Komisionit Evropian theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian zgjedh “tregtinë e drejtë...
Burimi:
javanews.al