Forcat amerikane zhvillojnë një tjetër operacion në Karaibe, shkon në gjashtë numri i anijeve cisternë të sekuestruara
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një tjetër anije cisternë në Detin e Karaibeve, duke e çuar në gjashtë numrin e anijeve të ndaluara në kuadër të përpjekjeve për të kontrolluar eksportet e naftës venezueliane, bënë të ditur zyrtarë amerikanë. Sipas ‘BBC’, anija cisternë Veronica u hip në bord gjatë një operacioni , i cili u zhvillua “pa incidente”, pasi sipas ushtrisë amerikane ajo po shkelte “karantinën e anijeve të sanksionuara” të vendosur nga Presidenti Donald Trump. Komanda Jugore e SHBA-së deklaroi se vetëm nafta e eksportuar “në mënyrë të koordinuar dhe ligjore” do të lejohet të largohet nga Venezuela. “Veronica është cisterna më e fundit që operon në kundërshtim me karantinën e vendosur nga Presidenti Trump për anijet e sanksionuara në Karaibe”, thuhet në një...
Burimi:
top-channel.tv