Forcat amerikane kapin një cisternë ruse në Atlantik
Forcat detare të Shteteve të Bashkuara e kanë kapur një cisternë ruse të të ashtuquajturës “flota në hije”, e cila po arratisej në Atlantikun e Veriut të mërkurën. Ky është veprimi më i fundit në një seri veprimesh të Uashingtonit kundër anijeve të lidhura me tregtinë e paligjshme të naftës venezuelase. Komanda Evropiane e SHBA-së njoftoi në një deklaratë në rrjetet sociale të mërkurën se cisterna, Marinera, e quajtur më parë Bella 1, u sekuestrua në veri të Oqeanit Atlantik, midis Islandës dhe Mbretërisë së Bashkuar. “Anija u sekuestrua në Atlantikun e Veriut në bazë të një urdhri të lëshuar nga një gjykatë federale amerikane, pasi ishte gjurmuar nga USCGC Munro [anija patrulluese e Rojës Bregdetare të SHBA-së]”, thuhet në deklaratë. Më herët, mediat ruse...
Burimi:
vizionplus.tv