“Flota e prezervativëve”, 175 aktivistë të ‘Global Sumud’ në duart e Izraelit

“Flota e prezervativëve”, 175 aktivistë të ‘Global Sumud’ në duart e Izraelit

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka konfirmuar se ka ndaluar 175 vullnetarë të flotiljes “Global Sumud”. Në një postim në X, ajo e quajti misionin detar humanitar “flota e prezervativëve” dhe deklaroi se “aktivistët, që vinin nga mbi 20 anije të flotiljes, po shoqërohen në mënyrë paqësore drejt Izraelit”. Krahas videos, shkruhet se aktivistët “po argëtohen në bordet e anijeve izraelite”, ndërsa materiali është shpërndarë nga Ministria e Jashtme izraelite. “Një akt piraterie nga Izraeli” Turqia ka reaguar ashpër, duke e quajtur ndërhyrjen ndaj flotiljes një “akt piraterie”. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme thuhet se ndërhyrja ndaj “Global Sumud”, e cila synonte të tërhiqte vëmendjen mbi krizën humanitare në Gaza, përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe sulm ndaj vlerave humanitare. Ankaraja ka njoftuar se...