Flet rusisht dhe njeh Putinin, Merkel mund të rikthehet me rol kyç në negociatat Rusi-Ukrainë

Flet rusisht dhe njeh Putinin, Merkel mund të rikthehet me rol kyç në negociatat Rusi-Ukrainë

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel po përflitet si një nga emrat e mundshëm për rolin e ndërmjetëses në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas revistës gjermane der Spiegel në prapaskenat e qarqeve politike po diskutohet ideja që Merkel mund të jetë e përshtatshme për këtë rol, duke qenë se flet rusisht, njeh personalisht Volodymyr Zelensky-n dhe Vladimir Putinin, si edhe është prej kohësh jashtë politikës aktive. Diskutimet kanë marrë hov pasi Putin propozoi ish-kancelarin Gerhard Schröder si ndërmjetës të mundshëm në negociata. Ndërkohë, e pyetur për këtë çështje, diplomatja kryesore e Bashkimit Europian Kaja Kallas deklaroi se “nuk do të ishte shumë e mençur” nga ana e Kremlinit të diktonte kandidaturën e negociatorit. Nga ana tjetër, kreu i Konferencës së Sigurisë në Mynih, Wolfgang Ischinger, tha...