Flakët shkatërrojnë zonën pranë Palermos, autoritetet shpallin emergjencë

Flakët shkatërrojnë zonën pranë Palermos, autoritetet shpallin emergjencë

Qindra banorë kanë mbetur pa furnizim me ujë në zonën e Castronovos, në provincën e Palermos, pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu zonën pranë impiantit të trajtimit të ujit Fanaco në Siçili. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke detyruar edhe evakuimin e disa banesave, ndërsa zjarri vijon të përhapet në zonat malore mbi qendrat e banuara. “Kemi një emergjencë të plotë. Kemi nevojë për avionë Canadair, forca dhe mjete, pasi situata është serioze”, deklaroi kryebashkiaku i Castronovos, Vitale Gattuso. Në zonë kanë ndërhyrë edhe ekipet e urgjencës, pasi disa persona kanë pësuar probleme shëndetësore për shkak të tymit. Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga zjarri, kompania Siciliacque ndërpreu furnizimin me ujë në disa bashki, mes tyre Aragona, Acquaviva Platani, Bompensiere, Canicattì, Campofranco, Casteltermini,...