Flakët i afrohen Parisit, Franca në luftë me zjarret, 13 viktima në Spanjë
Europa Perëndimore po përballet me një valë të re ekstreme të të nxehtit, e shoqëruar me zjarre shkatërruese që kanë marrë jetë njerëzish dhe kanë detyruar autoritetet të ndërmarrin masa emergjente. Në Francë, një zjarr i madh përfshiu një pyll historik vetëm 70 kilometra nga Parisi, duke detyruar mbylljen e autostradës që lidh kryeqytetin me jugun e vendit dhe duke ndërprerë përkohësisht edhe qarkullimin e trenave të shpejtë. Mbi qindra zjarrfikës dhe avionë për shuarjen e flakëve janë angazhuar në operacion, ndërsa ministri i Brendshëm deklaroi se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, pasi flakët nisën në disa pika njëkohësisht. Ndërkohë në Spanjë, bilanci i viktimave nga zjarri në provincën Almeria është rritur në 13, pas vdekjes së një 93-vjeçareje britanike nga djegiet, ndërsa...
Burimi:
syri.net