Fitime rekord nga kriza, gjashtë vende të BE-së kërkojnë taksë për kompanitë e naftës
Gjashtë vende të Bashkimit Evropian po shtojnë presionin për vendosjen e një takse të përbashkët ndaj fitimeve të kompanive të naftës, të cilat janë rritur ndjeshëm gjatë luftës në Lindjen e Mesme. Ministrat e Financave të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Polonisë dhe Portugalisë, së bashku me ministrin e Ekonomisë së Spanjës, i kanë dërguar një letër ministrit irlandez të Financave, pasi Irlanda mban aktualisht presidencën e radhës të BE-së. Në letër kërkohet që çështja e taksës së jashtëzakonshme mbi fitimet e kompanive të naftës të përfshihet në axhendën e takimit të ardhshëm të ministrave të Financave të BE-së, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Dublin. Sipas ministrave, kompanitë e naftës po përfitojnë nga rritja e çmimeve dhe nga fitimet e larta në përpunimin e...
Burimi:
javanews.al