Financial Times: BE përgatitet për bisedime ‘të mundshme’ me Putinin
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po shqyrtojnë mundësinë e hapjes së bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin, raportoi Financial Times, duke cituar një zyrtar të lartë. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se sheh “mundësinë” e negociatave të BE-së me Putinin dhe shtoi se ky hap ka mbështetjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky zhvillim vjen menjëherë pas njoftimit të Kremlinit për një armëpushim dy-ditor më 8 dhe 9 maj, me rastin e përvjetorit të disfatës së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Nga ana e tij, Zelensky kishte propozuar një armëpushim më herët, duke filluar nga 6 maji, por sipas tij ky u shkel nga pala ruse. Ministria ruse e Mbrojtjes paralajmëroi se nëse Ukraina përpiqet të prishë festimet e Ditës së Fitores, do...
Burimi:
javanews.al