Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Të premten, Konsullata e Përgjithshme e Kinës në Kalgari të Kanadasë organizoi në Edmonton pritjen e Vitit të Ri Kinez. Në këtë veprimtari morën pjesë mbi 300 veta, duke përfshirë guvernatorin e provincës Alberta, deputetë në nivel federal, provincial dhe bashkiak, zv.kryetarin e bashkisë së Edmontonit, kryetarin e bashkisë së qytetit Stony Plain, si edhe përfaqësues nga të gjitha qarqet dhe nga emigrantët kinezë. Në këtë veprimtari atmosfera festive ishte shumë e gjallë. Mysafirët provuan vetë mjeshtëri tradicionale, si shkrimi i kaligrafisë, gatimi i ushqimit Jiaozi dhe bërja e nyjeve kineze. Videoja promovuese e Galasë së Festës së Pranverës të Vitit të Kalit nga CMG-ja u shfaq në këtë veprimtari, dhe pjesëmarrësit kanadezë thanë se një pjesë e galasë do të mbahet në Harbin, i...