Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, paralajmërohen bllokime rrugësh dhe doganash

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, paralajmërohen bllokime rrugësh dhe doganash

Pas gati 35 ditësh protesta në akset kryesore të vendit, fermerët grekë kanë vendosur përshkallëzim të mëtejshëm të mobilizimeve. Vendimi u mor pas një mbledhjeje disaorëshe të përfaqësuesve të fermerëve në Malgara, pranë Selanikut, ku u paralajmëruan bllokime të gjera të rrugëve kombëtare dhe doganave, të enjten dhe të premten e kësaj jave. Sipas vendimeve të marra, protestat do të intensifikohen me bllokime 48-orëshe në akset kryesore dhe rrugët dytësore, ndërsa në shënjestër do të jenë edhe doganat, kryesisht për qarkullimin e kamionëve, çka pritet të shkaktojë probleme serioze në transport dhe tregti. Mes pikave strategjike që pritet të mbyllen janë Malgara, lugina e Tempit, Siatista, Bralos, Tripoli, si edhe nyja Rio–Antirio, një nga arteriet më të rëndësishme të vendit. Në mbledhje morën pjesë përfaqësues...