FCAS: Dështim për projektin më të madh ushtarak të Evropës
Çfarë ishte planifikuar në projektin FCAS? Shkurtesa FCAS qëndron për "Future Combat Air System” dhe synonte të ishte projekti më i madh dhe më i kushtueshëm evropian i armatimit deri më tani, i realizuar në bashkëpunim mes Gjermanisë dhe Francës. Edhe Spanja duhej të merrte pjesë në projekt. Pika qendrore: zhvillimi i një avioni të ri luftarak, i cili më së voni deri në vitin 2040 do të zëvendësonte "Eurofighter”-ët që përdoren nga Gjermania dhe Spanja, si dhe avionët luftarakë francezë "Rafale”. Gjithashtu, ishte planifikuar zhvillimi i sistemeve luftarake pa pilot, pra dronëve, si dhe i të ashtuquajturës "Combat Cloud” – një sistem komunikimi për të lidhur dhe koordinuar avionët luftarakë me sistemet pa pilot. Pse dështoi plani për avionin luftarak? Fund i projektit të...
Burimi:
syri.net