“Faleminderit kritikëve”, Presidentja e Bankës Qendrore Europiane në Davos: Koha për alternativa

“Faleminderit kritikëve”, Presidentja e Bankës Qendrore Europiane në Davos: Koha për alternativa

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, deklaroi në sesionin përmbyllës të Forumit Ekonomik Botëror se kritikat ndaj Europës duhet të shihen si një thirrje për zgjim dhe jo si kërcënim, duke theksuar nevojën për alternativa, inovacion dhe rritje të produktivitetit për të ruajtur peshën globale të kontinentit. Duke folur në Alpet Zvicerane, Lagarde pranoi se gjatë ditëve të forumit “janë dëgjuar shumë kritika ndaj Europës”, por shtoi se ato kanë shërbyer për të nxjerrë në pah realitetet e vështira me të cilat përballet BE-ja “Mendoj se duhet t’u themi faleminderit kritikëve. Ata na kanë dhënë ndërgjegjësimin se duhet të jemi më të fokusuar, të punojmë mbi planet B dhe të përqendrohemi te inovacioni dhe përmirësimi i produktivitetit”, tha ajo. Lagarde kundërshtoi idenë e kryeministrit...