“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

Një krizë energjetike, veçanërisht e karburantit, mund të godasë Evropën që muajin e ardhshëm. Kjo u paralajmërua nga drejtori ekzekutiv i Shell, Wael Sawan, i cili tha se sigurimi i furnizimeve të mjaftueshme është thelbësor për sigurinë kombëtare. Përballë rritjes së madhe të çmimeve të vajgurit të aviacionit, drejtori ekzekutiv i kompanisë së naftës parashikoi një rritje të ngjashme të çmimeve të benzinës dhe naftës, ndërsa afrohet sezoni i verës. “Vendet nuk mund të kenë siguri kombëtare pa siguri energjetike, tha Sawan, duke shtuar se Shell po përpiqej të bashkëpunonte me qeveritë për t’i ndihmuar ato të adresonin krizën energjetike, duke përfshirë edhe ruajtjen dhe blerjen. Konflikti në Lindjen e Mesme, tani në javën e katërt, ka ndikuar tashmë në furnizimin me karburant për avionë,...