Evakuohen turistët në Francë, Macron kërkon ndihmë nga BE për zjarret masive

Evakuohen turistët në Francë, Macron kërkon ndihmë nga BE për zjarret masive

Zjarret masive në jugperëndim të Francës kanë detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e plotë të gadishullit turistik Cap Ferret. Mbi 40 mijë banorë dhe turistë janë larguar nga zona, ndërsa disa prej tyre janë transportuar me varka për shkak të përhapjes së flakëve. Zjarri, i cili nisi të martën në rajonin e Girondës ka djegur rreth 8 mijë e 700 hektarë tokë. Dhjetëra banesa janë shkatërruar, ndërsa zjarrfikësit vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll situatën. Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi situatën shumë kritike dhe kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian. Franca pritet të marrë mbështetje me avionë zjarrfikës nga Kroacia, Portugalia, Republika Çeke dhe Sllovakia. Ndërkohë, edhe Spanja po përballet me zjarre të mëdha. Qeveria spanjolle ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare, pasi flakët...