Europa “pushtohet” nga zjarret, situatë kritike në Greqi, Portugali dhe Spanjë

Europa “pushtohet” nga zjarret, situatë kritike në Greqi, Portugali dhe Spanjë

Europa po përballet edhe këtë verë me flakët. Një valë zjarresh masive po përfshin jugun e kontinentit, ndërsa temperaturat ekstreme dhe erërat e forta po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë betejën. Spanja, Portugalia, Franca dhe Greqia po përballen me një nga situatat më kritike të kësaj vere. Mbi 19 mijë hektarë sipërfaqe janë shkrumbuar nga zjarret që vazhdojnë të përhapen me shpejtësi, duke detyruar autoritetet të evakuojnë banorë dhe turistë nga zonat e rrezikuara. Ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në dhjetëra vatra aktive, ndërsa temperaturat që në disa zona kalojnë 40 gradë Celsius favorizojnë përhapjen e flakëve. Situata mbetet veçanërisht shqetësuese në Greqi, ku përveç zjarreve, autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët për rrezikun e tymit toksik. Shërbimet e emergjencës u kanë bërë thirrje banorëve të...