Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

Europa përfshihet nga vala ekstreme e të nxehtit, Italia në alarm të kuq

Vala e të nxehtit vijon të godasë Evropën, me Italinë ndër vendet më të prekura. Pas ditësh me temperatura të larta, në orët në vijim pritet një tjetër rritje, ndërsa në disa zona termometri mund të arrijë deri në 45 gradë celsius. Mediat italaine raportojnë se sot, katër qytete italiane janë në alarm të kuq për shkak të vapës ekstreme, ndërsa deri të mërkurën numri i tyre do të rritet në shtatë. Firence, Perugia, Brescia dhe Torino janë aktualisht nën nivelin maksimal të alarmit, ndërsa Bolonja, Frosinone dhe Roma do t’u bashkohen atyre të mërkurën. Situata rëndohet edhe nga thatësira dhe mungesa e ujit, që tashmë po prek disa zona të Piemontes. Temperaturat e larta kanë sjellë probleme edhe në vendet e punës. Në Firence,...