Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare
“Nëse Europa u përgjigjet tarifave në mënyrë mekanike, Trump do t’i dyfishojë ato. Nevojitet një strategji kirurgjikale, jo një luftë tregtare.” Kështu paralajmëron Kenneth Rogoff, profesor në Universitetin e Harvardit dhe ish-kryeekonomist i Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke folur nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos për përshkallëzimin e tarifave amerikane dhe përplasjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Nga Groenlanda te politika tregtare, e deri te dobësitë e lidershipit europian, Rogoff fton Brukselin të rishikojë instrumentet e veta të fuqisë në një botë gjithnjë e më konkurruese dhe të paqëndrueshme. Pas një viti, Donald Trump është sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë duket sikur po “rrëmben” axhendën e Davosit. A është ky një interpretim i saktë? “Do të thosha se është pikërisht ajo që po...
Burimi:
javanews.al