Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

Një valë e fuqishme e të nxehtit po përfshin Europën, duke sjellë temperatura rekord dhe duke shkaktuar qindra viktima, ndërsa autoritetet në disa vende kanë shpallur paralajmërime të nivelit më të lartë. Polonia, Çekia dhe Sllovakia pritet të përballen me temperatura që kalojnë 40°C, ndërsa mbi 191 milionë banorë në Europë po përjetojnë temperatura mbi 35°C. Në Poloni ekziston mundësia që të thyhet rekordi historik prej 40.2°C, i vendosur në vitin 1921. Në Çeki, meteorologët paralajmërojnë se temperaturat mund të kalojnë 41°C, duke tejkaluar rekordin kombëtar të vendosur vetëm një ditë më parë. Edhe Gjermania ka regjistruar netët më të nxehta në histori, ndërsa autoritetet në Berlin kanë përdorur topa uji për të freskuar qytetarët dhe kompania hekurudhore Deutsche Bahn ka këshilluar shmangien e udhëtimeve...