Europa në alarm nga i nxehti ekstrem, maji 2026 ndër më të nxehtët në histori
Bota përjetoi këtë vit majin e dytë me temperaturat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në nivel botëror. Agjencia e BE-së që monitoron ndryshimet klimatike, Copernicus, bëri me dije në buletinin e saj mujor se Europa u godit nga një valë e pazakontë të nxehti, ndërsa paralajmëroi se dukuritë ekstreme të motit po kthehen në një realitet të ri në kontinentin e vjetër. Termometri shënoi temperatura rekord në Britani, Francë, Irlandë dhe Portugali muajin e shkuar, kur e ashtuquajtura kupolë e të nxehtit me ajër të ngrohtë nga Afrika e Veriut i çoi temperaturat mbi nivelet normale në Europën Perëndimore. “Maji 2026 u karakterizua nga një kalim tejet i shpejtë nga kushte ku temperaturat ishin më të ulëta se mesatarja, tek një nga valët më...
Burimi:
javanews.al