EUROPA ME NJE KEMBE NE BORDIN E PAQES

EUROPA ME NJE KEMBE NE BORDIN E PAQES

Bashkimi Europian do të marrë pjesë si vëzhguese në mbledhjen e parë të “Këshillit të Paqes” të ngritur nga Donald Trump. Megjithatë, Brukseli thekson se kjo nuk nënkupton anëtarësim të BE-së në këtë strukturë të re. Rolin e përfaqësimit do ta marrë Dubravka Šuica, Komisionere për Mesdheun, e cila do të udhëtojë drejt Washington për takimin që do të zhvillohet të enjten (19/2). Sipas njoftimit zyrtar, qëllimi i pjesëmarrjes është që “të dëgjohet qëndrimi evropian mbi situatën në Gaza”. Zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier, deklaroi se komisionerja do të marrë pjesë vetëm në pjesën e veçantë të mbledhjes që i kushtohet Gazës. “Dua të theksoj se Komisioni Evropian nuk bëhet anëtar i Këshillit të Paqes”, u shpreh ai. Gjatë një konference për shtyp, zyrtarët në...