Europa “mbyll dyert” për emigrantët? Kampe jashtë BE-së dhe deportime të shpejta

Europa “mbyll dyert” për emigrantët? Kampe jashtë BE-së dhe deportime të shpejta

Parlamenti Europian ka miratuar këtë të mërkurë, 17 qershor, një reformë të politikës së emigracionit që synon përshpejtimin e dëbimeve dhe lejon vendet anëtare të krijojnë qendra ndalimi për emigrantët jashtë territorit të Bashkimit Europian. Vendimi shihet si një kthesë drejt një politike më të ashpër të BE-së për emigracionin, ndërsa kritikët e kanë kundërshtuar duke e cilësuar si një sistem që dobëson mbrojtjen për azilkërkuesit. Ligji, i cili ende duhet të marrë miratimin përfundimtar nga qeveritë e 27 vendeve anëtare, parashikon procedura më të shpejta për kthimin e personave që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Europë. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se rregullat e reja do t’u japin vendeve të BE-së “mjetet e nevojshme” për të bërë kthimet...