Europa “gjunjëzohet” nga vala e të nxehtit/ Katër fëmijë të vdekur në Francë
Vala ekstreme e të nxehtit, e cila po vazhdon prej 11 ditësh radhazi, po godet Evropën Qendrore dhe Veriore, duke sjellë temperatura rekord dhe pasoja tragjike. Shërbimi meteorologjik francez, Météo-France, parashikon që alarmi i kuq për temperaturat ekstreme të hiqet mbrëmjen e së dielës, pas një rënieje graduale të temperaturave. Megjithatë, 37 departamente në Francë mbeten ende në nivelin më të lartë të alarmit. Ndërkohë, vala e të nxehtit ka marrë jetë njerëzish. Një foshnjë 18-muajshe humbi jetën pasi u gjet në gjendje kritike brenda një makine të parkuar në parkingun e një spitali universitar në Marsejë. Sipas autoriteteve, fëmija u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti të mbijetojë. Po ashtu, dy fëmijë, të moshës 2 dhe 4 vjeç, u gjetën të pajetë...
Burimi:
ntv.al