Europa e taksave të çmendura, vendet ku paga përgjysmohet para se të hyjë në bankë

Europa e taksave të çmendura, vendet ku paga përgjysmohet para se të hyjë në bankë

Imagjino të të ofrojnë një punë në Europë me rrogë gati 8 mijë euro në muaj. Në kokën tënde menjëherë nis të bësh llogaritë sa do fitosh e sa do kursesh e ku do të shkosh me pushime.  Por sapo hyn shteti në mes me taksat, historia ndryshon komplet. Në disa vende të Europës do të të mbeteshin pothuajse të gjitha paratë në xhep. Në të tjera, gati gjysma e rrogës zhduket para se paga të të vijë në bankë. Diferencat e taksimit të pagës bruto prej 100 mijë eurosh në vit në 31 vendet europiane është e madhe. Bullgaria rezulton surpriza më e madhe e listës. Atje, nga 100 mijë euro bruto, një punonjësi i mbeten në dorë rreth 86,930 euro neto. Pra shteti merr relativisht pak në...