Europa “digjet” nga vapa ekstreme, ekspertët: Ky është vetëm fillimi!

Europa “digjet” nga vapa ekstreme, ekspertët: Ky është vetëm fillimi!

Parashikuesit e motit në Europë paralajmëruan të martën, 26 maj, për temperatura të jashtëzakonshme, pasi një valë e fortë të nxehti, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “kupolë përvëluese” (heat dome), po çon temperaturat shumë mbi nivelet normale sezonale në të gjithë kontinentin. Kjo situatë vjen pas një të hëne rekord, ku Franca regjistroi ditën më të nxehtë të muajit maj që nga fillimi i matjeve meteorologjike, ndërsa edhe Mbretëria e Bashkuar shënoi temperatura të paprecedenta. Ky fenomen krijohet kur masa të ajrit shumë të ngrohtë nga Afrika Veriore bllokohen nga një sistem me presion të lartë mbi Europën Perëndimore. Si rezultat, temperaturat rriten ndjeshëm, duke arritur nivele që zakonisht shihen vetëm në kulmin e verës. Në disa rajone të Italisë janë vendosur kufizime...