“Është koha të themi lamtumirë”/ Zbulohet letra e fundit e Jeffrey Epstein përpara se të vriste veten në burg

“Është koha të themi lamtumirë”/ Zbulohet letra e fundit e Jeffrey Epstein përpara se të vriste veten në burg

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e ish-financuesit amerikan Jeffrey Epstein, i cili dyshohet se kishte shkruar një shënim vetëvrasjeje përpara se të ndërronte jetë në burg. Sipas The New York Times, letra në fjalë ka mbetur e fshehtë për gati shtatë vite, e depozituar në një gjykatë në Nju Jork. Një ish-shok qelie ka deklaruar se e kishte gjetur shënimin në korrik të vitit 2019, pasi Epstein ishte gjetur pa ndjenja me një copë pëlhure rreth qafës. Ai i mbijetoi atij incidenti, por disa javë më vonë u gjet i vdekur në qelinë e tij. Sipas dëshmisë së shokut të qelisë, në shënim shkruhej: “Është koha të themi lamtumirë”. Raportimet tregojnë se dokumenti ishte vulosur nga një gjykatës federal si...