Erdogan surprizon publikun, shfaqet duke luajtur basketboll me Shaquille O’Neal
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik me një paraqitje të pazakontë për figurën e tij institucionale. Kreu i shtetit turk u shfaq i veshur sportiv dhe duke luajtur basketboll, gjatë një takimi me legjendën amerikane të NBA-së, Shaquille O’Neal, i cili u mbajt të martën në Stamboll. Takimi u zhvillua në ambientet e stadiumit të Anadolu Efes, ku Erdogan dhe O’Neal u panë në një atmosferë miqësore dhe informale, larg ceremonive zyrtare. Dyshja gjuajti disa herë drejt koshit, përpara se të shkëmbenin topa basketbolli të firmosur, një gjest simbolik që u pa si shenjë respekti dhe miqësie përmes sportit. Vizita e Shaquille O’Neal në Turqi nuk është një risi. Ish-ylli i NBA-së ka qenë disa herë në vend gjatë...
Burimi:
kohajone.com