Erdogan: E gjithë bota po paguan ‘qimet e kokës’ për luftën e padrejtë të Netanyahut

Erdogan: E gjithë bota po paguan ‘qimet e kokës’ për luftën e padrejtë të Netanyahut

Erdogan ka deklaruar se konflikti që përfshin Izraelin, SHBA-në dhe Iranin është një “luftë e paligjshme” e zhvilluar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe se e gjithë bota po paguan çmimin. “25 ditët e fundit kanë treguar se, megjithëse kjo është lufta e Izraelit, bota po paguan çmimin. Është lufta e Netanyahut për pushtet, por 8 miliardë njerëz po vuajnë pasojat”, tha Erdogan, raporton Anadolu, duke shprehur shpresën e tij se konflikti mund të përfundojë së shpejti përmes një procesi negociues, “para se të shkaktohen dëme në ekonominë globale, të cilat do të duhen vite për t’u riparuar”. Në një fjalim televiziv pas një mbledhjeje të kabinetit në Ankara, udhëheqësi turk shtoi se “qëndrimi i paepur, maksimalist dhe radikal i Izraelit nuk duhet të lejohet...