Epstein kërkonte “Borëbardhën”, emaile të reja hedhin dritë mbi komunikimet e tij me ish-shefin e Barclays

Epstein kërkonte “Borëbardhën”, emaile të reja hedhin dritë mbi komunikimet e tij me ish-shefin e Barclays

Dokumente të reja të deklasifikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së kanë nxjerrë në pah detaje të reja mbi aktivitetet e Jeffrey Epstein dhe komunikimet e tij, përfshirë referenca të pazakonta që lidhen me personazhe si “Borëbardha”. Sipas dokumenteve të siguruara nga Financial Times, më 20 qershor 2010 Epstein i shkroi një gruaje të paidentifikuar duke i kërkuar që të blinte një kostum të Borëbardhës, me qëllim realizimin e një fotografie. “Do të doja shumë të të bëja një foto me një kostum të Borëbardhës. Mund ta gjesh në një dyqan kostumesh”, shkruante Epstein, ndërsa ajo i ishte përgjigjur: “Po do ta pranoj!”. Ky shkëmbim ndodhi vetëm tre javë përpara një emaili të dërguar më 10 korrik 2010 nga ish-drejtori ekzekutiv i Barclays, Jess Staley,...