“Engjëlli i Vdekjes”/ Zvicra drejt hapjes së dosjeve sekrete të Josef Mengele, mjeku famëkeq që çonte hebrenjtë drejt dhomave të gazit në kampin e Auschwitzit
Shërbimi Federal i Inteligjencës Zvicerane ka thënë se më në fund do të hapë dosjet e vulosura prej kohësh mbi kriminelin famëkeq nazist të luftës Josef Mengele të ashtuquajturin “Engjëlli i Vdekjes”. Mengele iku nga Evropa pas Luftës së Dytë Botërore, por për vite me radhë ka pasur thashetheme se ai kaloi kohë në Zvicër, edhe pse ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për të. Historianët kanë kërkuar vazhdimisht qasje në dosje, por deri më tani autoritetet zvicerane kanë refuzuar. Mengele ishte një mjek që shërbeu në Waffen SS të Gjermanisë. Ai u dërgua në kampin e shfarosjes së Auschwitzit, ku ai zgjidhte ata që do të dërgoheshin në dhomat e gazit, rreth 1.1 milion njerëz vdiqën, prej tyre rreth një milion hebrenj. I njohur si...
Burimi:
top-channel.tv